Aplikacion
Policia kan njoftuar se i riu ka shkuar në spital duke këkruar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë, por teksa po transportohej drejt Tiranës për mjekim të specializuar ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.