zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika e sende të forta mes fqinjëve, plagosen babë e bir

Një sherr me sende të forta dhe me thika u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë.

Policia njoftoi se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, 34-vjeçari Kristjan Thaçi ka plagosur me thikë dy fqinjët e tij, babë e bir.

Ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku ata banojnë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Babë e bir ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.