zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Një person tenton të hidhet nga kati i katërt

Një person tentoi të vrasë veten këtë të martë në Tiranë.

68-vjeçari, sipas policisë, kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh në rrugën “Niko Avrami” dhe po kërcënonte se do të hidhej nga aty.

Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi ngjarjen e rëndë dhe shpëtoi të moshuarin, duke e zbritur poshtë.

68-vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor, pas ngjarjes.

Postime të lidhura