zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ I moshuari hidhet nga spitali dhe vdes në vend

Një i moshuar i dha fund jetës së tij këtë të mërkurë në Tiranë.

75-vjeçari, sipas policisë, u hodh nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe për pasojë, humbi jetën në vend.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet dhe po merren në pyetje familjarë dhe punonjësit e spitalit.