zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” 4 ditë pas lindjes

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”, pas lindjes.

Burime bëjnë me dije se gruaja lindi në mënyrë natyrale të shtunën, një fëmijë rreth 5 kg. E ndjera qëndroi në spital dhe pas 24 orëve ka dalë dhe ka ikur në shtëpi.

Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ajo ka shfaqur probleme (këputje) dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën.

”Nuk kishte hemorragji, nuk ka pasur probleme në lindje,”- kjo është ajo çfarë thuhet deri më tani nga bluzat e bardha.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun.