zoom

Aktualitet

E rëndë në Shkodër, përplasja e makinave lë të vdekur fëmijën 4 vjeç

Një aksident me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur në Shkodër.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjetet, në aksin Shkodër-Velipojë.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve,”- thuhet në njoftimin zyrtar, teksa priten detajet e tjera të hetimit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /ZOOM.AL/