zoom

Aktualitet

E rëndë në Shkodër, gjenden mbetje kockore në gropën e qymyrit! Zbulohet se kujt i përkasin

Ngjarje e rëndë në Shkodër. Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur rastësisht mbetje kockore të djegura.

Nga hetimet paraprake të policisë vendore dhe grupi i ekspertëve, dyshohet se mbetjet i përkasin shtetasit të moshuar Q. L., 67 vjeç.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr”, tha policia, pa sqaruar nëse i moshuari ishte punonjës aty apo thjesht si banor i fshatit po shikonte çfarë po ndodhte.

Hetuesit nuk përjashtojnë edhe një flijim të mundshëm apo ngjarje kriminale, teksa investigimi mbetet aktiv dhe në pritje të zbardhjes së plotë.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thanë burime zyrtare. /ZOOM.AL/