zoom

Bota

E rëndë në SHBA, 13-vjeçarja vret nënën me thikë pse i mori iPhone-n! (Fotot)

Një vajzë e mitur, vetëm 13 vjeçe, akuzohet se ka therur me thikë nënën e saj, pasi kishte marrë iPhone.

Lajmi u njoftua nga  zyrtarët e policisë në Pennsylvani, ndërsa ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Wilkes-Barre të Pensilvanisë.

Oficerët e gjetën gruan me plagë të shumta me thikë në qafë dhe në shpinë, e mbuluar nga gjaku. Në shtëpi u gjet edhe një djalë 11-vjeçar, i cili kishte plagë nga thika në shpinë, por që ishte jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje nuk u gjetën thika apo armë të tjera të mundshme, por u vu re se sirtarët dhe dollapët ishin të kyçur. Në vendngjarje ishte edhe vajza 13-vjeçare e gruas, e cila u arrestua dhe u akuzua për vrasje, dy akuza për sulm të rëndë dhe manipulim provash.

Policët raportuan se vajza dukej e shqetësuar dhe e penduar, duke pranuar se kishte vrarë nënën e saj gjatë një debati që shpërtheu pasi asaj iu mor iPhone. Ajo tha gjithashtu se thikën me të cilën e goditi nënën e saj e la jashtë shtëpisë së një fqinji. /ZOOM.AL/