Aplikacion
Paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëhelmuar, teksa u dërgua orët e vona të së mërkurës në urgjencë nga të afërmit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën”, njofton policia.
Një grup hetimor po ndjek rastin dhe po merr dëshmitë e familjarëve, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve dhe faktorëve të tjerë të ngjarjes tragjike. Gjithashtu do pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes. /ZOOM.AL/
Fotot/Familja s’i pranoi lidhjen, kush është 20-vjeçarja që tentoi të hidhej nga ballkoni në Astir