zoom

Aktualitet

E rëndë në Roskovec/ 43-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital. Çfarë dyshon policia

Një 43-vjeçar ndërroi jetë këtë të shtunë në Roskovec.

Ai u dërgua pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk u rikthye dot në jetë.

Policia dyshon se 43-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike aksidentalisht, ndërkohë që ishte duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K..

Grupi i policisë ka shoqëruar në komisariat shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.