zoom

Aktualitet

E rëndë në Pogradec/ I riu i jep fund jetës, tentoi v*tëvrasjen edhe para 1 muaji

Një 31-vjeçar i dha fund jetës këtë të hënë në Pogradec, në lagjen nr. 5 të qytetit.

I riu me inicialet K. D. u gjet i vetëvarur në tualetin e banesës, sipas njoftimit të policisë.

Edhe para një muaji ai kishte tentuar vetëvrasjen.

31-vjeçarj tentoi të hidhet nga kati i fundit i pallatit ku banonte.

Herën e parë ai u shpëtua nga dy të rinj dhe forcat e policisë e zjarrfikëse që ndërhynë në kohë duke e tërhequr nga dritarja e ballkonit.