zoom

Aktualitet

E rëndë në Lushnjë, vëllezërit përleshen me armë e sëpatë për pronën. Përfundojnë të dy në spital

Një tjetër krim i rëndë, dhe këtë herë në familje, është regjistruar sot në Lushnjë, e që për fat nuk ka përfunduar në tragjedi, teksa një prej tyre është rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukas të Fier-Sheganit, ku policia u sinjalizua për një përleshje.

Bëhet me dije se protagonistë ishin dy vëllezër, të cilët kanë përfunduar në spital, pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me armë dhe sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia ndodhet në vendin e krimit, duke hetuar për provat dhe mbledhur dëshmitë.

Nga hetimet paraprake rezulton se 70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore.

57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.

Dyshohet se dy vëllezërit janë zënë për pronën, sipërfaqen e tokës, teksa nuk bëhen të ditura detaje të tjera, pasi hetimet janë aktive. /ZOOM.AL/