zoom

Aktualitet

E rëndë në Lushnjë/ Dyshohet se piu fostoksinë, vdes në spital 59-vjeçari. Detajet e Policisë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Lushnjë. Një 59-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në gjendje të rënduar depresive dhe për motive ende të panjohura.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S. K., 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Pavarsisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, njoftoi policia vendore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, teksa po merr në pyetje familjarët, për të mësuar më shumë rreth problemeve të viktimës. /ZOOM.AL/