zoom

Aktualitet

E rëndë në Lushnjë, 68-vjeçari gjendet i vetëvarur nga familjarët në ullishten pranë shtëpisë

Në ngjarje tragjike ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Lushnjë, teksa policia vendore njoftoi se nisi hetimet.

Paraprakisht raportohet se një i moshuar ka kryer flijim, duke u vetëvarur në rrethana dhe motive që besohet se kanë të bëjnë me gjendjen e tij të rënduar psikologjike prej kohësh.

“Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë lokale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Policia po merr në pyetje familjarët, teksa pret edhe rezultatet e autopsisë. Nga këqyrja paraprake, ka dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për flijim, pasi nuk u gjetën shenja dhune, përveç pjesës së nxirë nga litari rreth qafës, që i ka shkaktuar asfiksinë dhe humbjen e jetës të moshuarit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura