Aplikacion
Një djalë 6-vjeçar ka humbur jetën në spital.
Sipas mjekëve, i mituri vuante nga bronkopneumonia bilaterale.
Prej disa ditësh, 6-vjeçari trajtohej në kushte shtëpie nga gjyshërit e tij. Pasi u përkeqësua gjendja e tij, ai u dërgua në spital.
Mjekët në spital më pas e nisën drejt Tiranës për një kurim më të specializuar, por 6-vjeçari humbi jetën sapo u fut në ambulancë.
Sipas mjekëve, i mituri pësoi arrest kardiak prej sëmundjeve që e shoqëronin.