zoom

Aktualitet

E rëndë në Kurbin/ Mekanikun e zë poshtë kamioni në servis, humb jetën 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin këtë pasdite.

Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Albert Mamli, 45 vjeç, mekanik, teksa ishte duke punuar për riparimin e defektit, është zënë poshtë nga kamioni.

Për pasojë 45-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.