zoom

Aktualitet

E RËNDË në Korçë/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë një person

Një i moshuar ka ndërmarr një akt ekstrem, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës. 70-vjeçari dyshohet se jetonte vetëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.10.2022, rreth orës 07:40 në lagjen nr. 12, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit, ku jetonte i vetëm, shtetasi N. P., rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.