zoom

Aktualitet

E rëndë në Korçë, babai plagos djalin me thikë pas sherrit! Shkak i krimit në familje ishte…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Korçë, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij.

Krimi në familje raportohet se ka ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, pas një konflikti të radhës mes familjarëve, ku i dëmtuari mësohet se u përpoq të shpëtonte nënën e tij nga dhuna.

Bëhet me dije se i plagosuri me iniciale Gj. P., kishte ndërhyrë për të shpëtuar nënën e tij nga duart e të atit, i cili po e dhunonte, por ky i fundit e ka goditur me thikë në dorë.

“Mbrëmjen vonë të së dielës, në lagjen nr. 10, Korçë, në banesë, shtetasi N. P., gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij shtetasin Gj. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Hetimet po i ndjek edhe prokuroria vendore, teksa do pyeten familjarët për shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat. /ZOOM.AL/