zoom

Aktualitet

E rëndë në Korçë, 81-vjeçari gjendet i plagosur rëndë në banesë. Policia dyshon se mund të jetë…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një i moshuar i moshës rreth 81-vjeç, u paraqit në spitalin e Korçës me dëmtime në trup.

Burime zyrtare njoftuan se dyshohet që i moshuari është konfliktuar me ndonjë shtetas tjetër që e ka pasur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

“Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.

Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit. /ZOOM.AL/

 

Postime të lidhura