Aplikacion
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjanç të Korçës.
I riu me iniciale K.N., është gjetur i pajetë nga familjarët ndërsa pranë trupit të tij ndodhej arma e gjahut me të cilën dyshohet se u vetëvra.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.