Aplikacion
Ndonëse i mituri u dërgua me urgjencë nga familjarët në spital, por fatkeqësisht ai nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe nisjen e hetimeve për të zbuluar rrethanat që çuan në tragjedi.
“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital”, tha policia në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe pritet marrja e dëshmive të familjarëvem, të cilët kanë kaluar në gjendje shoku. /ZOOM.AL/
Porti i Durrësit, PD propozon komision parlamentar: SPAK të verifikojë hetimet e mediave gjermane