zoom

Aktualitet

E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie nga pallati

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e kësaj të mërkure në Kamëz.

55-vjeçari me inicialet Sh. P. u aksidentua teksa punonte në një pallat në ndërtim, duke rënë nga lartësia.

Sipas policisë, pas aksidentit, ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po mbledh dëshmi për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa në pyetje po merret edhe pronari i firmës ndërtuese, për të hetuar nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë apo jo.