Aplikacion
Mediat italiane shkruajnë se ngjarje horror ka ndodhur në sy të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, me plagë në kokë dhe gjoks.
Referuar “Ansa”, kur gruaja ka parë ish-të parnerin, ka tentuar të largohet dhe të fshihet, duke u futur në një autobus, por ai e ka ndjekur pas dhe e ka masakruar me thikë. Mësohet se shqiptari ka tentuar që të arratiset pas ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e policisë.
Çifti kishte dy fëmijë bashkë, të cilët pas ndarjes jetonin me nënën. Gruaja, sipas mediave fqinje, është nga Italia, ndërsa ish-partneri i saj nga Shqipëria.