zoom

Aktualitet

E rëndë në Itali, piktori vret partneren shqiptare pas sherrit. Policia e arreston, dyshohet se…

Një tjetër krim me motive pasioni dhe ku viktimë ka mbetur një grua shqiptare ka ndodhur në Itali, në Frosinone.

Autori është një piktor 50-vjeçar, i identifikuar si Oreste Raponi, i cili deklarohet nga autoritetet dhe mediat se ka vrarë partneren e tij shqiptare në fund të një debati të fortë dhe me motive të dobëta.

Ai i ka shkaktuar disa plagë me thikë, të cilat për fat të keq kanë qenë fatale për shqiptaren, emri i të cilës ende nuk është publikuar.

Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 10 qershorit (sot). Mediat italiane raportojnë se autori mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa është arrestuar.

Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike. Hetimet i janë besuar prokurorit Vittorio Misiti, i cili koordinon karabinierët e komandës provinciale. /ZOOM.AL/