zoom

Aktualitet

E rëndë në Itali/ 38-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në shtëpi

Një 38-vjeçare shqiptare e identifikuar si Anila Ruci është gjetur e vdekur në shtëpi. Mediat italiane shkruajnë se bashkëjetuesi i saj, Osman Bilyhu, 38 vjeç mbeti i plagosur.

Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole, Pavia.

Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00.

Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim. Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur. Dëshmia e të mbijetuarit që po merr trajtim në spital do të jetë vendimtare për të zbuluar detajet.