zoom

Aktualitet

E rëndë në Itali/ 17-vjeçari shqiptar vdes në aksident

Një 17-vjeçar shqiptar vdiq tragjikisht në një aksident rrugor në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Castiglione del Lago, ku adoleshenti u përplas për vdekje nga një makinë që po ecte me shpejtësi.

17-vjeçari po lëvizte me një skuter së bashku me një mik.

I riu u dërgua menjëherë në spital pas aksidentit, por ai nuk mbijetoi dot pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

I plagosur nga aksidenti mbeti edhe miku i tij, ndërsa policia ka arrestuar shoferin 40-vjeçar që shkaktoi aksidentin.