zoom

Aktualitet

E rëndë në Gramsh/ Zhduket 30-vjeçari, dyshohet se është mbytur. Gjenden sende buzë liqeni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, në liqenin e Banjës, ku dyshohet se është mbytur një person.

Dyshimet lindën pasi buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret, u gjetën disa sende, që mendohet se i përkasin një 30 vjeçari. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, zjarrfikësja dhe polumbarët, të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit.