Aplikacion
Një 30-vjeçare humbi jetën në ambulancë. Familjarët e saj kishin njoftuar ambulancën për ta dërguar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por e reja nuk mbijetoi dot dhe ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës së shpejtë të mjekëve.
“Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera. Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, tha policia.