zoom

Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër/ E mitura dërgohet e vdekur në spital

Një ngjarje e rëndë u raportua këtë të hënë në Gjirokastër, ku një 15-vjeçare humbi jetën.

E mitura u gjet nga familjarët e saj e pajetë në shtëpi dhe u nis me urgjencë drejt spitalit, ku mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Zoom.al mëson se 15-vjeçarja ka kryer vetëvrasje. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende nën hetim nga policia.