zoom

Aktualitet

E rëndë në Durrës, paraqiten në spital 25 gra me shenja helmimi

Një ngjarje e rëndë raportohen në Durrës, ku disa punonjëse në një fabrikë, janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mësohet se gratë kanë pësuar asfiksi në një fabrikë që ndodhet përgjatë autostradës Durrës -Tiranë.

Derimë tani numri i grave që kanë mbërritur në spital është të paktën 25.

Policia apo spitali nuk ka dalë ende në një njoftim për ngjarjen, e cila ka marrë përmasat e një helmimi masiv.