zoom

Aktualitet

E rëndë në Durrës, kërcënon banorët dhe plagos me thikë policin në aksion! Autori dyshohet se…

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Durrës, teksa një efektiv policie raportohet i plagosur me thikë.

Një person që dyshohet se është me probleme mendore, në lagjen numër 1 të qytetit, ka shkaktuar telashe dhe kërcënonte jetët e banorëve. Efektivët e policisë kanë tentuar të negociojnë me të, pasi ishin njoftuar nga dëshmitarët në vendngjarje se ishte i dhunshëm.

Sipas informacioneve paraprake, një efektiv i është afruar, ndërsa personi ka nxjerrë thikën nga çanta që mbante me vete dhe është larguar me vrap. Policët e kanë ndjekur për disa metra po me vrap dhe në momentin kur agresori është futur në një rrugicë qorre, në afërsi të një lavazhi, kanë tentuar ta neutralizojnë.

Në këtë moment, agresori ka sulmuar me thikë efektivin e policisë duke e plagosur. Mësohet se ai është shoqëruar nga kolegët në Spitalin Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin.

Deri më tani nuk dihet as identiteti i policit të plagosur, as ai i agresorit. Pritet që Drejtoria Vendore e Policisë Durrës të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen. /ZOOM.AL/