zoom

Aktualitet

E rëndë në Durrës/ I moshuari gjendet i masakruar në banesë

Një 82-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16.

Viktima jetonte i vetëm në banesë ndërsa kanë qenë familjarët e tij që kanë vënë re mungesën pasi i moshuari nuk përgjigjej në telefon.

Të afërm të tjerë kanë mbërritur në banesë dhe kanë konstatuar trupin e pajetë të goditur në fytyrë dhe trup.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimib për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Postime të lidhura