Aplikacion
Një fuoristradë doli nga rruga dhe ra në greminë dhe për pasojë, dy persona mbetën të plagosur rëndë.
Njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
Ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në spitalin e Dibrës, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.