zoom

Aktualitet

E rëndë në Devoll/ Një person gjendet i pajetë në ballkon

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e kësaj të mërkure në Devoll.

Një person u gjet i pajetë në ballkonin e banesës së tij, në fshatin Vranisht.

Sipas policisë, 63-vjeçari me inicialet F. T. dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.