zoom

Aktualitet

E rëndë në Cërrik/ Po punonte me frezë, vdes 65-vjeçari

Një 65-vjeçar humbi jetën tragjikisht këtë të enjte në Cërrik.

Shkak për vdekjen e tij u bë një aksident që ai pësoi teksa po punonte me mjet bujqësor, me frezë dore.

Gjatë punës, sipas familjarëve të tij, ai është dëmtuar dhe ata e kanë dërguar në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 65-vjeçari ndërroi jetë.