zoom

Aktualitet

E rëndë! I arrestuari për vjedhje v*tëvaret me tuta në dritaren e qelisë në Bllokun e Sigurisë (Emri)

I arrestuari Donald Greku ka humbur jetën pasi mësohet se është vetëvarur në rrjetën e dritares së qelisë në Bllokun e Sigurisë.

Mësohet se ai është gjetur i vetëvarur me një pjesë tutash rreth orës 01:20 gjatë kontrollit të radhës nga punonjësi i policisë,

Ky i fundit ka ndërhyrë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë dhe njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën i arrestuari ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca.

Shërbimi mjekësor ka mbërritur në Bllokun e Sigurisë, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.

Sipas policisë, 46 vjeçari i lindur në Berat dhe banues në Tiranë, kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni.

Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.03.2025, rreth orës 01:20, në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) shtetasi i ndaluar D. G., 46 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i ndaluar nga Komisariati Nr. 3 për veprën penale të vjedhjes.

Nga veprimet e kryera rezulton se rreth orës 00:50, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime.

Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë. Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë.

Shtetasi D. G. kishte deklaruar se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni, pasi dhe nga kontakti me qendrën “Aksion Plus”, është konfirmuar se ai nuk figuronte i regjistruar si përdorues metadoni. Në rekomandimin mjekësor të lëshuar nga mjeku i bllokut të sigurisë, ishte vendosur qetësuesi Xanax, i cili i është dhënë të ndaluarit sipas këtij rekomandimi.

Veprimet hetimore për rastin, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryhen nga Drejtoria e AMP Tiranë.