zoom

Aktualitet

E rëndë/ Gomonia përplas tre persona në plazhin e Jalës, një prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Jalës, në Vlorë.

Zoom.al mëson se një gomone ka përplasur tre pushues që po laheshin në det. Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as identiteti i personave të plagosur./Zoom.al/

Postime të lidhura