zoom

Bota

E rëndë/ Futbollisti 32-vjeçar gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Futbollisti Matias Akunja ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare.

Trupi i pajetë i lojtarit uruguaian u gjet në dhomën e tij të hotelit në Ambato, Ekuador.

Ai po qëndronte aty sepse, së bashku me ekipin e tij, po bënte përgatitje parasezonale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Matias Akunja ka kryer vetëvrasje.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.