zoom

Aktualitet

E rëndë/ Babai aksidenton vajzën 3-vjeçare me zetor, po dilte për të punuar

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në fshatin Çerven.

Shtetasi me iniciale E.T. duke drejtuar mjetin tip zetor në oborrin e banesës së vet, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe. Vajza ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.