zoom

Sport

E quajtën tradhtar, Osmani tregon pengun e madh pas largimit nga Skënderbeu kampion

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani analizoi sezonin e bardhebluve në emisionin “Ora Sport”, që transmetohet në “TV Ora”.

Gjithashtu ish-mbrojtësi u ndal edhe tek një reagim që i ka lënë shije të hidhur pas largimit nga Skënderbeu, nga ata që Osmani i quante miq.

“Mund të them që jam “tradhëtuar” nga njerëzit e afërt. Mund të kujtoj momentin kur jam larguar nga Korça. Kemi dalë kampion, patëm ato problemet kur Skënderbeu u dënua dhe u quajta “tradhëtar”. Por nuk dua t’i kthehem këtyre gjërave”, tha Osmani.

Skënderbeu është shumë afër rikthimit në Kategorinë e Parë, por sipas ish-futbollistit bardhekuqtë kanë ende shpresa.

“Sigurisht, Skënderbeu ndodhet në një pozicion tepër të vështirë, por unë besoj se kanë ende shanse të qëndrojnë në Superiore, pasi kalendarin e kanë të lehtë”, deklaroi Osmani. /zoom.al/