zoom

Aktualitet

E pyesin rreth hetimeve për Ervis Martinajn, Rrumbullaku braktis konferencën për shtyp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka sqaruar operacionin antitrafik, ku janë arrestuar disa efektivë, të dyshuar në përkrahje të personave që ndihmojnë në trafikimin e klandestinëve.

Në këtë konferencë, Rrumbullaku u pyet edhe për fatin e Ervis Martinaj, ndërsa përgjigja e tij ishte ironike, duke braktisur edhe konferencën.

Gazetari i “News 24” e pyeti nëse kishte dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, kurse Rrumbullaku tha: “Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim…”. ZOOM.AL/