zoom

Aktualitet

“E përshëndeta, nuk më foli” – Një nga dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi flet për ngjarjen

Dorian Alia, një nga të arrestuarit për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka treguar versionin e tij për ngjarjen.

Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha zbuloi në “Top Story” dëshminë e tij, duke treguar se sipas tij, dhunimi ndaj avokatit nuk ishte i planifikuar.

“Prokuroria më ka konfirmuar se ka sekuestruar një kontratë të 8 anëtarëve të familjes Sheqeri, dhe një kontratë e firmosur nga edhe nga Dritan Nano, që është trashëgimtarë nga ana e nënës.

Mëngjesi i ka përfaqësuar në të dyja shkallët dhe pasi është fituar gjyqi ai ka kërkuar dhe marrjen e përgjegjësive nga palët sipas kontratës, marrja e një sipërfaqe toke të caktuar, që është rënë dakord nga palët që do i jepej avokatit nëse fitohej çështja. Por Nano ka kundërshtuar për dhënien e kësaj prone sipas kontratës.

Dorjan Alia ka deklaruar se nuk ka bërë plan me vjehrrin e tij për këtë sulm, por se e ka parë rastësisht dhe pasi e ka përshëndetur dhe avokati nuk i ka folur, është nervozuar, sipas tij dhe e ka sulmuar. Po ashtu ka mohuar se e ka sulmuar me sende të forta”, deklaroi Anila Hoxha.