Aplikacion
Por një sondazh i fundit i realizuar nga kjo media, ka ngritur pikëpyetje të mëdha. Në të gjitha pyetjet e ngritura, qeveria Rama merr nota negative.
Në pyetjen “ A është Shqipëria në rrugën e duhur pas 110 viteve pavarësi’’? mbi 60% të ndjekësve të kësaj media kanë votuar jo ndërsa vetëm 30% kanë votuar po.
Në një tjetër pyetje sondazhi “ Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet I detyrueshëm” më shumë se 52% kanë votuar po ndërsa rreth 44% kanë votuar jo.
Po ashtu edhe në disa sondazhe të tjera, të cilat mund t’i shihni më poshtë do të vëreni se në fakt, shifrat dhe votimet tregojnë se janë kundra vendimeve të kësaj qeverie.
Mesa duket Rama ka arritur në një pikë, ku edhe mediat pro qeveritare e kanë të vështirë të manipulojnë keqqeverisjen e tij!
Por e pazakonta për këtë sondazh mbetet në faktin se ai është lejuar të publikohet nga një media, që i bën fresk prej vitesh qeverisë Rama. /Zoom.al