zoom

Lajme

E papritur/ Zarf i zi në shtëpi, çfarë vendimi mori Vëllai i Madh

Në shtëpinë e Big Brother VIP mbërriti një zarf i zi këtë pasdite.

Vëllai i Madh njoftoi në rrjetet sociale se ky zarf përmban masa ndëshkuese ndaj banorëve që kanë pasur sjellje bullizuese dhe denigruese.

Për këtë arsye, Big Brother ka anuluar votimin për të martën, deri në hapjen e zarfit nesër në prime.

“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh njofton se ka vendosur të anulojë televotimin aktual. Në show-n e së martës do të komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, thuhet në njoftim.

Postime të lidhura