zoom

Bota

E papritur nga Izraeli, kryeministri Netanyahu shpërndan Kabinetin e Luftës! Shenjë për paqen…?

Situata politike dhe ushtarake pas dorëheqjes së numrit dy të luftës, ministrit të Mbrojtjes Benny Gantz, duket se ka dhënë efektet e para.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftohet se shpërndau kabinetin e luftës.

Mediat izraelite raportojnë se tetë ditë pasi Benny Gantz dha dorëheqjen për qeverinë izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se kabineti i luftës është shpërbërë.

Kryeministri izraelit e bëri njoftimin gjatë një takimi të kabinetit politik të sigurisë mbrëmë, raportuan faqet e lajmeve të Izraelit Maariv dhe Ynet.

Megjithatë, ai pritet të vazhdojë të mbajë “konsultime sigurie” për luftën me zyrtarë kryesorë, përfshirë ata që kishin qëndruar në kabinetin e luftës tani të shpërbërë, sipas Ynet.

Kjo duket si një shenjë për përfundimin e luftës në Gaza dhe arritjen e planit të marrëveshjes, i propozuar nga presidenti amerikan, për paqen Hamas-Izrael me tre faza.