zoom

Lajme

E paprecedentë në Shkup, policët rrihen me njëri-tjetrin në klinikën spitalore

Një incident ka ndodhur në qendër të Shkupit, ku një grup policësh u përleshën mes tyre, në shkaqe e rrethana ende të panjohura.

Ministria e Punëve të Brendshme të maqedonisë së Veriut njoftoi se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një polici, i cili dyshohet se ka penguar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës, respektivisht gjatë transportimit të një të dënuari nga burgu i Idrizovës, në Qendrën Klinike në Shkup.

Nga MPB nuk tregojnë për gjeneralitetet e policit, por theksojnë se bëhet fjalë për personin me iniciale S.S., i punësuar në Departamentin për sigurim të personave dhe objekteve të caktuara.

“Përkatësisht, me datë 28.10.2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, S.S. gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka sulmuar fizikisht dhe ka penguar zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup gjatë kryerjes së detyrave, përcjellje të një të dënuari nga Burgu i Idrizovës në kompleksin e klinikave”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Incidenti u kthye në një lajm të ditës dhe shokoi opinionin publik, si rast i paprecedentë i konfliktimit mes përfaqësuesve të zbatimit të ligjit. /ZOOM.AL/

Related Posts