Aplikacion
”Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues ka qenë drejtoria e punëve publike, s’ka qenë bashkia e Lushnjes”, deklaroi ai.
Ai pretendon se është sëmurë dhe se qëndrimi pas hekurave i rrezikon jetën.
“Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”.
Njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami nuk e ka mohuar.
“E njoh, por nuk kam lidhje me tenderin”, tha ai përpara Gjykatës së Apelit.
Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.