zoom

Aktualitet

E motra i vdiq në aksident në Greqi, e reja shqiptare kërkon drejtësi: Ishte një krim

Xheni Lata, motra e Klaudia Lata e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi kërkon të vendoset drejtësia.

Studentja e Mjekësisë Ushtarake ndodhej me partnerin e saj në tren, por humbi jetën tragjikisht nga përplasja fatale që ndodhi në Larisa.

“Motra ime nuk erdhi në Athinë, por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditët e karnavaleve. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe ajo donte të rezervonte një udhëtim kthimi, por ne nuk mundëm ta gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit motra ime kishte provime dhe ajo erdhi në Patra për të më parë mua. Ajo donte të ishte vetëm në shtëpi se kishte mësimet e saj. Kështu donte të argëtohej dhe erdhi në Patra. Kaluam shumë mirë. Kur u nis me tren fola me të dhe më tha se ishte në Palaiofarsalos dhe se ishin vonuar. E dija saktësisht se ku ishte ulur. Dhe nëna ime kishte folur me kamerë me të. Ajo ishte ulur në mensë me të dashurin e saj”, shprehet Xheni Lata.

Shqiptarja thotë se motra e saj ndoshta e ndjeu se diçka do ndodhte prandaj i kërkoi të dashurit që të ndryshonin vendin.

“Në momentin e fundit sikur ndjeu diçka dhe i tha të dashurit të gjente një vend në vagonat e tjerë pasi treni ishte plot. Kishin orë të gjata në mensë dhe ajo ndihej e lodhur. I dashuri i saj iku dhe ajo qëndroi atje. I dashuri i saj bëri 10 hapa dhe aty ndodhi përplasja”, shprehet shqiptarja.