zoom

Politikë

E moshuara i kërkon leje Berishës për të vrarë Ramën, ja reagimi i tij

Teksa Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Pukës, një situatë e pazakontë ka ndodhur.

Një e moshuar e pranishme në takim, i ka kërkuar leje Sali Berishës për ta autorizuar në mënyrë që të vriste kryeministrin Edi Rama. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i vetë Berishës i cili buzëqeshi, teksa po ashtu edhe turma nisi ta duartrokiste.

“Sali Berishën e kam dajë, Puka është vendi më i varfët i Shqipërisë, që nuk ka asnjë ardhje prek kërkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet. Në Pukë, kanë ikur të gjithë, këto që kanë ikur kanë ndenjur në Pazar me duar në xhepa. Me ba me mu dhënë rasti, i bie Edi Ramës në plumb të ballit, se del e rren, i ka siguruar stërmbesa duke vjedhur, po pse thotë që qytetarët e Shqipërisë janë të mbrojtur. Pas Zotin më autorizo mu, dhe i jap plumb balli”, tha ajo.

“Votën e kemi plumb ne”, iu përgjigj Berisha.