zoom

Aktualitet

E moshuara bllokohet në shtëpi, momenti kur zjarrfikësit e shpëtojnë (VIDEO)

Një e moshuar mbeti e bllokuar për disa minuta në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kastriot” në Fier, në një pallat 11-katësh.

E moshuara, që jeton në katin e pestë të pallatit, nuk po hapte dot derën.

Familjarët u frikësuan sepse e moshuara është me probleme shëndetësore dhe njoftuan shërbimet zjarrfikëse.

Zjarrfikësit u ngjitën me shkallë nga ballkoni dhe bënë të mundur hapjen e derës.